Deputeti i PD: Kurti është nga njerëzit më të ditur në këtë vend, me Ramën mund të bësh vetëm gallatë

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 21:59
Deputeti i PD: Kurti është nga njerëzit më të ditur në këtë vend, me Ramën mund të bësh vetëm gallatë

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është një njeri i zgjuar në politikë, ndërsa për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën tha se me atë mund të bëhet vetëm gallatë, përcjell "Kosova Sot Online".

Alizoti shtoi se Albin Kurti është një nga personat më të zgjuar në vend.

“Ai takon vrasësin e shqiptarëve Vuçiçin dhe mos ulet me Kurtin, i cili është një i burgosur politik nga Vuçiçi, mos të ulet në tavolinë”, tha Alizoti drejtuar Ramës.

“Është një njeri që e ka filluar lëvizjen vetëm, nëpër burgjet e Serbisë, është njeri që ka rrezikuar jetën. Nuk pranon gallatën dhe ekzibicionizmin e Ramës”, u shpreh ai për Kurtin.

“Me Kurtin mund të ulesh të flasësh për të gjithë filozofët e botës, me Ramën mund të bësh vetëm gallatë. Kurti është nga njerëzit më të ditur në këtë vend”, tha Alizoti.

(Kosova Sot Online)