Edi Rama dorëzohet para Albin Kurtit, ia çon Kosovës marrëveshjet e nënshkruara, tani shpreson që të takohen pasdite

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 09:41
Edi Rama dorëzohet para Albin Kurtit, ia çon Kosovës marrëveshjet e nënshkruara, tani shpreson që të takohen pasdite

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës të nënshkruara 13 marrëveshjet që prisnin miratimin e qeverive të të dyja vendeve, në një mbledhje që nuk u mbajt në qershor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rama shkroi në Twitter se shpreson që tash Kurti do të pranojë ta zhvillojnë një takim sot pasdite në Prishtinë.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkroi Rama.

(Kosova Sot Online )