Raportohet zhdukja e një vajze në Obiliq

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 10:25
Raportohet zhdukja e një vajze në Obiliq

Është zhdukur një vajzë nga fshati Plemetin i komunës së Obiliqit, njofton policia e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online". Policia është duke e hetuar rastin.

“Plemetin, Obiliq 04.07.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online )