Zbardhet lista me projektet milionëshe që iu anuluan Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnës pas sanksioneve nga BE-ja

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 12:13
Zbardhet  lista  me  projektet milionëshe që iu anuluan Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnës pas sanksioneve nga BE-ja

Javën e kaluar Kosova, Mali i Zi dhe entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë janë përjashtuar nga grandet e Bashkimit Evropian (BE),  për projektet në kuadër të Kornizës për Investimet në Ballkanin Perëndimor, ku vlera e përgjithshme e kornizës ka qenë 2.1 miliardë euro, transmeton "Kosova Sot Online".

Kosova ka mbetur jashtë kësaj kornize si pasojë e situatës në veri të vendit.

BE-ja ka vendosur që në muajin qershor të vendos masa ndëshkuese për Kosovën, si pasojë e mos përmbushjes së kërkesa të bëra nga Brukseli, për shtensionim të situatës në Mitrovicë të Veriut. 

Kosova nga ky përjashtim ka humbur katër projekte kryesore për qytetarët e vendit.

Shtetet përfituese të kësaj kornize janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, saktësisht Federata boshnjako-kroate.

Projekti i parë  që është anuluar kap vlerën prej 87 milionë euro, dhe godet 38 mijë 000 banorë të Prishtinës të cilët do të lidheshin me ngrohjen qendrore të qytetit në vitin 2027.
Po ashtu, projekti i dytë është në vlerë prej 110 milionë euro ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për energji solare mbi deponit e pluhurit të KEK e që do të prodhonte 110MW energji elektrike apo mbi 13% të kapaciteteve ekzistuese të Kosovës.

Kurse, projekti i tretë i anuluar është autostrada Merdare- Prishtinë me vlerë 207.7 milionë euro dhe e cila godet kryesisht diasporën dhe mban lartë koston e transportit të mallrave për në Kosovë.

Ndërsa, projekti i katër jo më pak i rëndësishëm ka të bëjë me bashkëpunim ndër universitarë në mes të Universiteteve të Kosovës dhe rrjetit të 500 Universiteteve Evropiane. 14.4 milionë euro do të ishte përfitimi i menjëhershëm dhe mundësi të shumta për studentët tonë që të marrin dije nëpër shumë universitete Evropiane.

Për përjashtimin e Kosovës në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor, ka pasur reagime të ashpra nga partitë opozitare në vend.

Kujtojmë, që Kosova ka qenë pjesëmarrëse e kësaj kornize nga viti 2009 deri në vitin 2021, ku janë përkrahur shumë projekte kapitale nga BE.

(Kosova Sot Online )