Vuçiq dhe Daçiq janë intervistuar nga Haga muajin e kaluar, thotë deputeti Hysen Berisha

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 13:23
 Vuçiq dhe Daçiq janë intervistuar nga Haga muajin e kaluar, thotë deputeti  Hysen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, deklaroi në Euroneës Albania se presidenti serb Aleksandër Vuçiq është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë në lidhje me krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Berisha tha se së bashku me Vuçiq është marrë në pyetje dhe ministri i Jashtëm, i Serbisë, Ivica Daçiq. Marrja e liderve serb në pyetje për krimet e luftës ka ndodhur sipas deputetit mes dative 26 dhe 28 qershor.

“Vuçiçi mes datave 26 dhe 28 është marrë në pyetje nga dhomat e Specializuara për Serbinë për krimet e luftës në Bosnjë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë. Edhe Vuçiqi edhe Daçiqi janë marrë në pyetje atje. Presidenti serb e ka një situatë shumë destabile brenda vendit. Ai ka dhënë shumë deponime për kryerjen e krimeve në radhën e politikës serbe, për Sheshelin e të tjerë” tha Berisha.

(Kosova Sot Online )