Ardhja e mërgimtarëve, komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës në sportele

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 16:24
Ardhja e mërgimtarëve, komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës në sportele

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka marrë vendim që të zgjasë orarin në sportelet e Gjendjes Civile, orar ky që do të jetë në fuqi deri më një shtator, përcjell "Kosova Sot Online".

Orari punëtorëve do të ju zgjatet për një orë pra, ata do të punojnë deri në orën 17:00.

Në njoftim thuhet se për mërgimtarët, ata po mundohen që të ju ofrojnë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Njoftimi i plotë:

Kryeqyteti Prishtina njofton qytetarët se sportelet e Gjendjes Civile do të punojnë me këtë orar deri më datë 1 shtator, me mundësi zgjatje:

E hënë- e premte: 08:00 – 17:00

E shtunë: 09:00 – 12:00

Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve.

Gjithashtu, për mërgimtarët, ne po mundohemi të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

(Kosova Sot Online)