Komuna e Mitrovicës i jep nga 2500 euro për 186 familjet e prekura nga vërshimet

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 16:41
Komuna e Mitrovicës i jep nga 2500 euro për 186 familjet e prekura nga vërshimet

Sot janë ekzekutuar mjetet financiare në llogaritë bankare për familjet e prekura nga vërshimet në Mitrovicë, përcjell "Kosova Sot Online".

Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 2500 euro për 186 familjet e prekura nga vërshimet, gjithsej 465,000.00 €.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Bazuar në propozimin e kryetarit Bedri Hamza dhe  vendimin e  asambles komunale për ndarjen e 2500€ për ekonomitë familjare  që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të janarit në komunën e Mitrovicës, pas pranimit të listës nga komisioni sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfituesëve.

186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal, në vlerë totale 465,000.00 €.

Si qeverisje komunale zotohemi që do të vazhdojmë të përkujdesemi për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës tonë.

(Kosova Sot Online)