Murati: Kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti, halli është tjetër kund

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 17:49
Murati: Kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti, halli është tjetër kund

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar opozitën për mosvotimin e anëtarëve të bordit të Trustit sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas Muratit, kjo dëshmon se opozita nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti, por diku tjetër.

Mbledhja e sotme e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar në mungesë të kuorumit.

(Kosova Sot Online)