
Edi Rama: S’kam homologun, s’mbajmë dot konferencë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk u deklarua për media pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Kjonufca, përcjell "Kosova Sot Online".
Rama pas takimit tha se nuk ka homologun e tij kosovar, duke thënë se për këtë arsye nuk mund të mbajnë konferencë.
“S’kam homologun, nuk mbajmë dot konferencë”, tha Rama.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar takimin me Ramën, pasi ky i fundit ka anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të paraparë për muajin qershor.
(Kosova Sot Online)