Konjufca: Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 19:28
Konjufca: Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se “Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, përcjell "Kosova Sot Online".

Konjufca ka shtuar se së shpejti do të ketë takim Kurti – Rama.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Shqipëria që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

Ndërkohë, Konjufca theksoi se në takim diskutuan për situatën dhe zhvillimet në Kosovë.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj”, ka thënë  Konjufca. 

(Kosova Sot Online)