Konjufca thotë se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban autonomi territoriale për serbët e Kosovës

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 20:03
Konjufca thotë se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban autonomi territoriale për serbët e Kosovës

Kryeparlamentari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.

Por Konjufca thotë se Rama pretendon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Konjufca ka theksuar se mendon që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” 

“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk se për Kosovën edhe Shqipëria po është në anën e opsionit që ishte shkëmbimi territorial. Dhe mendoj që kjo e ka dëmtuar Kosovën.  Mendoj që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” sepse ky është dallim prej asaj se cka ka nevojë Kosova”.

(Kosova Sot Online)