Koka: Sanksionin e parë Kosovës ja vendosi Edi Rama

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 20:13
Koka: Sanksionin e parë Kosovës ja vendosi Edi Rama

Gazetari, Bled Koka, u shpreh se sanksionin e parë Kosovës, ja ka vënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell  "Kosova Sot Online".

Ai shtoi se dhe provokimi më i madh që ka bërë Rama, ishte propozimimi për zhvillimin e një konference ndërkombëtare, që praktikisht sillte dhe Rusinë në debat.

Mirëpo, në anën tjetër Koka tha se do të  do të dontë që kryeministri  Kurti ta kishte pritur sot Ramën në takim.

"Ke parasysh këto cic-micet e vogla dhe vijmë të refuzimi i sotëm, por çfarë mendoj unë?! Unë personalisht do doja që ky takim të zhvillohej, do doja që Kurti ta kishte pritur sot Ramën, do doja që të zhvillohej dhe një konferencë dhe të gjitha papajtueshmëritë që Kurti ka me Ramën të ja thoshte publikisht dhe anasjelltas dhe të ishte publiku shqiptar si në Kosovë edhe në Shqipëri  ai që do të gjykonte kush ka të drejtë, sepse është një moment shumë delikat që po prodhon pasoja për Kosovën sepse sot kujtojmë se Gjermania vendosi të ndërpresë ndihmën për Policinë e Kosovës, pra unë do doja që ky takim të kishte ndodhur.

Por, nga ana tjetër shoh këshilltarët e Kurtit që po t'i degjosh kanë njëfarë të drejte, pasi mos harrojmë provokimet e Ramës, qëndrimet, dështimi me propozimin e një drafti, një draft që anashkaloi Prishtinën zyrtare, etj

Sanksionin e parë Kosovës ,në fakt ja vuri Edi Rama, dhe kur ty ta vendos i yti të tjerët e kanë më të lehtë. Se kur s’të do i yti të tjerët do thonë ''pse ta duam ne, hajde tja fusim ca shpulla Albin Kurtit''.  Provokimi më i madh që ka bërë Rama në mes të kësaj krize, ishte propozimimi për zhvillimin e një konference ndërkombëtare që praktikisht sillte dhe Rusinë në debat".

(Kosova Sot Online)