Spahiu: Albin Kurti ka bërë shumë mirë që nuk e ka takuar Edi Ramën

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 21:09
Spahiu: Albin Kurti ka bërë shumë mirë që nuk e ka takuar Edi Ramën

Profesori dhe analisit, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë mirë që nuk është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se me këtë veprim Kurti ka shprehur dinjitet, jo personal por për Kosovën.

“Albin Kurti ka bërë shumë mirë që nuk e ka takuar Edi Ramën, nuk është vetëm dinjiteti personal por edhe i Kosovës, ai e ka reflektu kështu. Defakto fuqia politike më e madhe është e kryeministrit, Kurti ka thënë se ti mundesh me u taku me vartësit e mi por jo me mua”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)