Rama: As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente, sa personalisht i kam bërë Albinit për këtë takim

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 21:49
Rama: As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente, sa personalisht i kam bërë Albinit për këtë takim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se as në rininë e tij nuk i ka shkuar mbrapa ndonjë vajze indiferente me kërkesa, sikur kërkesat që ia ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për takimin e sotëm, dhe takimin pas anulimit të mbledhjes së dy Qeverive, përcjell "Kosova Sot Online".

 “Absolutisht jo. As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente me aq shumë kërkesa, sa përsonalisht i kam bërë Albinit për këtë takim, dhe për takimin e mëparshëm që ishte shumë I rëndësishëm, që unë doja të jepja në atë moment. Por për këtë takim, që është pjesë e një procesi ku Kosova është aty”, ka thënë Edi Rama.

(Kosova Sot Online)