Petkoviq me pretendime të rrezikshme: Policia e Kosovës hyri “sërish” në territorin e Serbisë

  • S.A /
  • 07 July 2023 - 09:24
Petkoviq me pretendime të rrezikshme: Policia e Kosovës hyri “sërish” në territorin e Serbisë

Në një konferencë për media, i ashtuquajturi drejtor zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, pretendoi se përsëri Policia e Kosovës ka hyrë në territor të Serbisë “500 metra më shumë  vijës administrative”, si dhe për këtë ai thënë se ka dëshmi një video të cilën e ka publikuar mediumi serb Tanjug, transmeton "Kosova Sot Online".

“Një zyrtar policor nga Bujanovic nga pikëkalimi i Breznicës ka vërejtur një automjet të Policisë së Kosovës në drejtim të Karaçevës drejt fshatit të Breznicës, që po shpejtonte”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu për këtë ka thënë se këto regjistrime  do t’ua dërgojë komuniteti ndërkombëtar dhe se me këtë ai tha se Albin Kurti ka shkelur marrëveshjen.

“Do t’ua dërgojmë këto regjistrime të gjithëve nga komuniteti ndërkombëtar, sepse këtu vetëm Albin Kurti shkel të gjitha marrëveshjet. Kjo video tregon se ata kanë hyrë me automjet policor. Të tregon nivelin e gënjeshtrave dhe propagandës. Alicia Kearns, e cila akuzon Kishën Ortodokse Serbe, duhet ta shoh gjithashtu këtë video, të vërtetën e vetme që njerëzit e Kurtit janë të armtaosur”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online )