Aksident i rëndë në Podujevë, vdes një grua dhe lëndohen tre persona

  • S.A /
  • 07 July 2023 - 10:17
Aksident i rëndë në Podujevë, vdes një grua dhe lëndohen tre persona

Një grua ka mbetur e vdekur dhe tre persona të tjerë janë lënduar, pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave mbrëmë në Podujevë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./foto ilustrim\

(Kosova sot Online )