Zyrtarja nga Sarajeva: Me Ramën kemi theksuar 14 çështje për t’i paraqitur Komisionit Evropian

  • S.A /
  • 07 July 2023 - 13:27
Zyrtarja nga Sarajeva: Me Ramën kemi theksuar 14 çështje për t’i paraqitur Komisionit Evropian

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me Kryetaren e Këshillit të Ministrave në Bosnjë Hercegovinë, Borjana Krišto. Gjatë konferencës së përbashkët, Borjana Kristo vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, teksa theksoi se gjatë takimit me Ramën, është diskutuar për 14 çështje që do i paraqiten Komisionit Europian, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo tha se për dy vendet nuk është arritur konsensus në lidhje me lëvizjen e lirë dhe tregut të përbashkët.

“Kemi biseduar në lidhje me marrëdhëniet tona që janë të mira dhe si duhet t’i çojmë më tutje marrëdhëniet mes shteteve tona. Ky bashkëpunim të përmbajë dialogun e përbashkët dhe shpresoj se do të kemi një bashkëpunim të mirë dhe në të ardhmen. E informova Ramën lidhur me situatën politike dhe aktuale tek ne dhe si funksionojnë çështjet e tjera të lidhura me politikën tek ne. Bashkëpunimi mes 2 shteteve të jetë me konsensus, të kemi dialog të mirë dhe në të ardhmen shpresoj se do të kemi marrëdhënie të mira.

Kemi theksuar 14 çështje më të rëndësishme për t’i paraqitur Komisionit Evropian dhe më tutje duhet të merremi që të shprehim interesat tona Komisionit Evropian. Kemi parashikuar 5 çështje të cilat duhet të paraqiten. Theksohet bashkëpunimi rajonal dhe me theks të veçantë në Procesin e Berlinit. Ne kemi informuar kryeministrin lidhur me masat e marra dhe iniciativat për Procesin e Berlinit dhe takimin që do të zhvillohet në Tiranë. 2 iniciativa nuk kemi arritur për t’i bërë dhe nuk jemi të gatshëm ende, lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke i bërë që edhe këto që të bëhen aktuale”, tha ajo.

(Kosova Sot Online )