PDK i prish koalicionet me VV’në në dy komuna

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 15:29
PDK i prish koalicionet me VV’në në dy komuna

PDK ka shkëputur koalicionet qeverisëse me VV- në në nivelin lokal, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në komunën e Gjilanit, PDK sot ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosjen edhe në komunën e Podujevës.

PDK tha se këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike e Kosovës ku u vendos që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

(Kosova Sot Online)