Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe të komunës

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 15:54
Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe të komunës

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka treguar se e ka shkarkuar nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat nga ana e saj, duke shtuar se ka tejkaluar kompetencat.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.

Pantovic ishte emëruar nënkryetare e Zveçanit nga kryetari Ilir Peci. Ajo ishte edhe kandidate për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

(Kosova Sot Online)