Forca të shtuara të Policisë dërgohen në pikën kufitare në Jarinjë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 16:22
Forca të shtuara të Policisë dërgohen në pikën kufitare në Jarinjë

Forca të shtuara të Policisë janë dërguar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi Policia ka marrë informacion për ardhje të një grupi të organizuar nga Serbia, përcjell "Kosova Sot Online".

Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një grup motoçiklistësh që do të hynin në Kosovë.

“Për shkak të së prishjes së mundshme të rendit publik, kemi dërgu policë atje”, ka thënë tutje Elshani.

(Kosova Sot Online)