Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë për vendosje të drejtësisë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 18:40
Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë për vendosje të drejtësisë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka rikujtuar tre vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar në Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit.

Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për derisa të vendoset drejtësia lidhur me këtë rast.

(Kosova Sot Online)