Policia e Kosovës fillon fazën testuese për kamerat e trupit

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 18:54
Policia e Kosovës fillon fazën testuese për kamerat e trupit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme zyrtarët policorë do të përdorin kamera në trup, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se fillimisht me kamera në trup janë pajisur zyrtarët policorë nga Njësia për Kontroll të Autostradave, e për të vazhduar edhe me njësitet tjera.

Bëhet e ditur se në momentin e fillimit zyrtar të përdorimit të kamerave të trupit, policia do të njoftojë qytetarët.

(Kosova Sot Online)