Motoçiklistët serbë s’lejohen të futen në Kosovë, Elshani: I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 20:33
Motoçiklistët serbë s’lejohen të futen në Kosovë, Elshani: I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka treguar se motoçiklistët e nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë dhe se nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Elshani ka treguar se motoçiklistët janë shpërndarë.

“Motoçiklistët të cilët kanë ardhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, janë shpërndarë. I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë. Shumë shpejt do të largohen edhe njësitet policore nga aty”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)