Situata në veri të Kosovës, Rama : Plani franko-gjerman është rruga e uljes së tensioneve

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 21:00
Situata në veri të Kosovës, Rama : Plani franko-gjerman është rruga e uljes së tensioneve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e tij të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq u pyet lidhur me tensionet në veri të Kosovës, nëse ka mundësi që Serbia t’i kthehet dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë çështje Rama tha se dialogu dhe arritja e një marrëveshjeje në nivelin franko-gjerman është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Tutje, Rama potencoi se duhet të ketë një këndvështrim të përbashkët.

“Do ta përsëris atë që thashë, e vetmja rrugë përpara nuk është rruga e rritjes së tensioneve, por mënyra e dialogut dhe e marrëveshjes, e cila konfirmohet në nivelin franko-gjerman, nuk dua të përsëris këtu atë që thashë në Prishtinë, por askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun kur gjendemi në një situatë që nuk duhet ta lejojmë të ndodhë,  do ta bënte të pamundur kthimin e situatës në mënyrën e vjetër, edhe pse sot është mund të kontrollohet. Duhet të ketë një këndvështrim të përbashkët”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)