Gjakovë: Arrestohet një grua, e goditi me elektroshok një grua tjetër

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 09:54
Gjakovë: Arrestohet një grua, e goditi me elektroshok një grua tjetër

Një femër është arrestuar në Gjakovë, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok viktimën femër kosovare, përcjell "Kosova Sot Online".

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku.

E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)