Gjilan: Një banesë përfshihet nga zjarri, vdes një person

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 12:49
Gjilan: Një banesë përfshihet nga zjarri, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka ndodhur të shtunën në Gjilan, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se shkak të zjarrit dhe tymit, për një kohë  nuk ka qenë e mundur të depërtohet në banesë.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa.

Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Gjilan 08.07.2023 – 08:45. Është raportuar  se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri  për një kohë nuk ka qenë e  mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar: prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit si dhe njësia e KEDS. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)