Javë e nxehtë e pret Kosovën javën që vjen

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 13:49
Javë e nxehtë e pret Kosovën javën që vjen

Valë e nxehtësisë do ta përfshijë Kosovën, gjatë javës së ardhshme, ku temperaturat do të shkojnë deri në 35C e 37C, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryesisht ditëve në vijim, moti do të jetë me diell dhe shumë nxehtë.

9.07.2023 – Valë e nxehtësisë përfshinë vendin gjatë javës së dytë të muajit korrik.  Do të mbretërojnë kushte të motit kryeisht me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.  Herë herë mund të ketë edhe vransira të pakta kalimtare.

Datat:

10.07 – Nxehtë e kryesisht me diell.  Vransira të pakta kalimtare pasdite.

11.07 – Më nxehtë dhe me diell.

12.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

13.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.  Nga mbrëmja, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh shiu përreth zonave malore.

Era ndryshon drejtimin në jugperëndimore dhe frynë e lehtë dhe mesatare 5-10m/s, e ditën e enjte me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies rreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)