Humb jetën në një aksident tragjik 24-vjeçari shqiptar në Greqi

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 16:37
Humb jetën në një aksident tragjik 24-vjeçari shqiptar në Greqi

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë pak pas mesnatës të së premtes në Greqi, pasi humbi kontrollin e motorit që drejtonte dhe u përplas me një shtyllë dritash në rrugën Lakonikis, në Kalamata.

Sipas raportimve nga mediat greke, mësohet se 24-vjeçari me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e motorrit në të djathtë të rrugës dhe ka përfunduar në një shtyllë, ku ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin e Kalamatës.

Por plagët e tij ishin shumë të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk arriti të mbante veten në jetë.

(Kosova Sot Online)