Konjufca: Jemi në një betejë shumë të rëndësishme për orientimin e shtetit

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 17:28
Konjufca: Jemi në një betejë shumë të rëndësishme për orientimin e shtetit

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca thotë se shpejtësia e realizimit të premtimeve të VV-së ndoshta “nuk është siç është pritur”, përcjell "Kosova Sot Online".

Konjufca tha see vendi ndodhet “në një betejë të rëndësishme”, duke thënë se ajo betejë duhet të fitohet.

“Si mazhorancë kemi dalë aty me disa premtime para qytetarëve. Ndoshta shpejtësia e realizimit të atyre premtimeve nuk është siç është pritur, mirëpo mendoj që tash jemi në një betejë shumë të rëndësishme, bash në këtë moment kur po flasim, e ajo betejë duhet të fitohet. Kjo betejë me të vërtetë ka shumë rëndësi për çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës. Kjo është betejë për karakterin e shtetit”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)