Ja kush është prifti që u dënua 25 vjer burg, drogoi dhe abuzoi me 17 burra

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 12:52
Ja kush është prifti që u dënua 25 vjer burg, drogoi dhe abuzoi me 17 burra

Një gjykatë në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi me 25 vjet burg një ish-prift tashmë nën akuzën se kishte droguar dhe abuzuar me 17 burra të ndryshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas prokurorisë, prifti Stephen Sauer kishte objektiv njerëz të dehur, të humbur apo në nevojë për ndihmë.

Krimet e 61-vjeçarit kanë ndodhur nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe shumë prej viktimave kanë qenë turistë.

Hetimet nisën në vitin 2021 pasi Sauer i dërgoi një kompjuter një kompanie riparimi elektronik në Nju-Jork. Një teknik gjeti qindra imazhe që sugjeronin se kishin ndodhur sulme seksuale dhe për këtë arsye njoftoi zyrën e sherifit.

Prokuroria zbuloi se Sauer u hidhte lëndë narkotike në pije burrave në bare. Më pas, ai i çonte viktimat në shtëpinë e tij në periferi të New Orleans ku i fotografonte, ndërsa ishin pa ndjenja dhe i ngacmonte seksualisht.

(Kosova Sot Online )