Ministrja Haxhiu e nënshkruan dokument për avancim të komunikimit me mediat

  • 10 July 2023 - 13:02
Ministrja Haxhiu e nënshkruan dokument për avancim të komunikimit me mediat

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për nënshkrimin e dokumentit i cili avancon transparencën, komunikimin e rregullt me mediat dhe opinionin publik, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e quajti dokumentin të rëndëshishëm sa i përket planit të komunikimit dh eveprimeve konkrete.

“Komunikimi me mediat dhe publikun, informimi i rregullt, qasja në dokumente dhe vendimet e Ministrisë së Drejtësisë, përgjigjet ndaj pyetjeve dhe interesimit të gazetarëve, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin përherë në fokus të Ministrisë gjatë mandatit tim.”, shkroi Haxhiu.

Tutje e para e Drejtësisë tha se në mënyrë që të avancohet më tej efikasitetin në aspketin e komunikimit është finalizuar Planit Strategjik për Komunikim 2023-2025.

“Në mënyrë që të avancojmë më tej efikasitetin në aspektin e komunikimit, pas një angazhimi dhe pune të gjatë nga ekipet brenda kabinetit dhe Ministrisë, është hartuar dhe finalizuar Plani Strategjik për Komunikim 2023-2025, zbatimi i së cilit do të prodhojë edhe më shumë rezultat në këtë drejtim.”, ka shkruar ajo.

(Kosova sot Online )