Prokuroria e Pejës nis të merret me rastin e fëmijës me sindromën Down ndaj të cilit u ushtrua dhunë

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 15:11
Prokuroria e Pejës nis të merret me rastin e fëmijës me sindromën Down ndaj të cilit u ushtrua dhunë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se Prokuroria e ka autorizuar policinë për t’u marrë me rastin e fëmijës me sindromën Doën ndaj të cilit u raportua se është ushtruar dhunë.

“Me të parë reagimin publik të këtij rasti, Prokuoria e ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, është shprehur ka deklaruar zëshënësi Nikçi.

Ishte Down Syndrome Kosova (DSK) që përmes një postimi në Facebook, bën të ditur se kanë pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down.

Sipas tyre, dhuna është ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Sipas njoftimit të tyre, ndaj fëmijës është ushtruar dhunë fizike dhe më e pas të njëjtin, i dyshuari e ka hedhur në ujë, siç thuhet, duke ia rrezikuar jetën fëmijës.

“Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën”.

“Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë  aktivitet në Velipojë”, thuhet në njoftimin e DSK-së.

(Kosova Sot Online )