Takohen komandanti i KFOR-it dhe ai i FSK-së, flasin për bashkëpunim

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 16:43
Takohen komandanti i KFOR-it dhe ai i FSK-së, flasin për bashkëpunim

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia është takuar me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, përcjell "Kosova Sot Online".

Ristuccia dhe Jashari kanë biseduar për bashkëpunimin dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në në disa operacione.

“Ata diskutuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)