Lajçak takohet me Bislimin, thotë se kanë marrëveshje për hapat e parë të deeskalimit në Veri

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 17:05
 Lajçak takohet me Bislimin, thotë se kanë marrëveshje për hapat e parë të deeskalimit në Veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se ka pasur një takim me Zv.kryeministrin, Besnik Bislimi dhe se me të janë pajtuar për hapat e parë drejt shtensionimit, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas emisarit evropian ata kanë biseduar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas propozimit të Bashkimit Evropian, të cilin deri më tash, Qeveria nuk e ka pranuar.

Lajçak shkruan se ka pasur pajtim me Bislimin për hapat e parë për shtensionimin e situatës në veri.

“Patëm një diksutim bilateral intensiv sot në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajcak në Tëiter.

(Kosova Sot Online)