Bislimi konfirmon se ka marrëveshje me Lajçak: U pajtuam për hapat e neevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 18:06
Bislimi konfirmon se ka marrëveshje me Lajçak: U pajtuam për hapat e neevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar se me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë marrë vesh për hapat që çojnë në shtensionim të situatës në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas një takimi në Bratisllavë, Bislimi thotë se me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian ka diskutuar për zbatimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e raporteve, që është arritur me Serbinë në fund të shkurtit dhe për zbatimin e aneksit të kësaj marrëveshjeje, për të cilin palët janë pajtuar më 18 mars, në Ohër.

“U takova me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak, për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm në zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Bazike dhe Ankesit të saj. U pajtuam për hapat e neevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv dhe sic parashihet me ligj, duke u fokusuar në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bislimi.

(Kosova Sot Online)