Haradinaj pas përgjimeve të Kusari-Lilës: S’ka rastësi në këtë botë

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 19:59
Haradinaj pas përgjimeve të Kusari-Lilës: S’ka rastësi në këtë botë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar prapë pas publikimit të bisedës mes Mimoza Kusarit, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Slavko Simiqit nga Lista Serbe, përcjell "Kosova Sot Online".

Haradinaj ka shtuar se gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.

Tutje, Haradinaj ka shkruar se në këtë botë nuk ka rastësi.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.

Këto që i publikoi Berati sot, po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.

S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së.

(Kosova Sot Online)