Kurti flet për BBC: Kemi komunikim me SHBA-të dhe BE-në, por s’pajtohemi gjithmonë

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 21:05
Kurti flet për BBC: Kemi komunikim me SHBA-të dhe BE-në, por s’pajtohemi gjithmonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për BBC-në, ku ka thënë se Qeveria që ai drejton do të bëjë kontribuojë për de-përshkallëzim.

“Ju keni garancinë time se qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë në përshkallëzimin, do të bëjë gjithçka për deeskalim…prandaj keni vullnetin tim të mirë, mirëbesimin dhe qëllimet e mira”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se kemi të bëjmë me grupe kriminale që mbështeten nga Beogradi, duke nënkuptuar se nuk është kundër serbëve të Kosovës.

Kurti ka deklaruar po ashtu se ka kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

”Ne koordinohemi dhe komunikojmë rregullisht me BE-në dhe SHBA-në, por më pas duhet të respektoj dhe zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënëKurti.

Kurti ka thënë po ashtu se “ai është kryeministër i Kosovës sepse Kosova është Republikë”, ai ka vazhduar duke thënë se “të koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare nuk nënkupton të pajtohen vazhdimisht”. 

(Kosova Sot Online)