Përmbyset traktori, vdes 74 vjeçari në fshatin Dëshiran

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 22:01
Përmbyset traktori, vdes 74 vjeçari në fshatin Dëshiran

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Dëshiran, Belsh, përcjell "Kosova Sot Online".

Një 74 vjeç, i identifikuar me iniciale R.Q, teksa ishte duke punuar tokën me zetor, mjeti është përmbysur dhe ka humbur kontrollin.

Si pasojë e kësaj, 74-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.

Informacion paraprak:

Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)