
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, vetura përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd, përcjell 'Kosova Sot Online".
Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.
79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.
Ndërsa, shoferi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)