Raportohet dhunimi i një vajze në Klinë, kapet i dyshuari dhe dërgohet në arrest

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 09:48
Raportohet dhunimi  i  një vajze në Klinë, kapet i dyshuari dhe dërgohet në arrest

Policia e Kosovës njofton për rastin e dhunimit të  një vajze në Klinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima është dërguar në shtëpinë e sigurtë. Njoftimi i plotë i policisë: DHUNIM/Klinë 10.07.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online )