Ish-ndërmjetësuesi i Marrëveshjes së Dejtonit kundër masave të BE-së: Borrell e Lajçak ta bëjnë një listë me shpërblime për ata që bashkëpunojnë

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 11:35
Ish-ndërmjetësuesi i Marrëveshjes së Dejtonit kundër masave të BE-së: Borrell e Lajçak ta bëjnë një listë me shpërblime për ata që bashkëpunojnë

Politika e sanksioneve ndaj Kosovës është kritikuar shumë nga ekspertë dhe njohës të Ballkanit. Ish- ambasadori gjerman dhe njohës i Ballkanit Wolfgang Ischinger, në një takim zhvilluar me gazetarët e huaj të akredituar në Berlin, u shpreh skeptik ndaj kësaj metode. transmeton "Kosova Sot Online".

Ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger, ish-ndërmjetësues ne Marrëveshjen e Dejtonit, është kundër sanksioneve ndaj Kosovës. “Ato sjellin përgjigje jo konstruktive”, tha Ischinger

“Unë nuk jam për aksione të tilla ndëshkuese. Unë mendoj se Bashkimi Evropian duhet të bëjë kujdes që vendimet tona për sanksione, sikur është vepruar më parë edhe kundër Polonisë apo Hungarisë, të mos sjellin rezultate kundërproduktive.”

Ischigner tha se këto mund të sjellin armiqësime të panevojshme për bashkëpunimin në BE. Ai tha se vetë është për shpërblime, në vend të dënimit. Prandaj edhe unë do t’i propozoja zotit Borrel ose Lajçak që të bëjnë një listë me shpërblime për ata që bashkëpunojnë, ata që nuk bashkëpunojnë nuk marrin asgjë.”

Ischinger tha gjithashtu se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE para Ukrainës.

“Nuk mund ta dëmtojmë më tej besueshmërinë (që edhe ashtu është e dëmtuar) e rajonit ndaj Bashkimit Evropian”, tha Ischinger, i cili kujtoi se pikërisht  20 vjet më parë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u thamë se bëjnë pjesë në BE.

“Tani kanë kaluar 20 vjet, asgjë nuk ka ndodhur, zhgënjimi është i madh”, iu përgjigj Ischinger pyetjes së DW.

(Kosova Sot Online )