Vulin nën sanksione nga SHBA, Vela: Piun i Rusisë

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 17:29
Vulin nën sanksione nga SHBA, Vela: Piun i Rusisë

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, përcjell "Kosova Sot Online".

Vela shkroi në Twitter se Vulini është “piun rus i ekspozuar".

“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një piun rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, shkroi Vela.

(Kosova Sot Online)