Vulin në listë të zezë, reagon Ambasada e SHBA-së në Beograd

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 18:18
Vulin në listë të zezë, reagon Ambasada e SHBA-së në Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pasi Thesari Amerikan e ka sanksionuar shefin e inteligjencës serbe dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Aleksander Vulin, përcjell "Kosova Sot Online".

Ambasada e SHBA thotë se një vendim i tillë s’ka për qëllim institucionet e Serbisë.

“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, përfundon reagimi.

(Kosova Sot Onlline)