NATO: E mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 18:42
NATO: E mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi

Liderët e shteteve dhe krerët e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s kanë mbajtur Samitin në Vilnius të Lituanisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Në komunikatën e përbashkët për media është theksuar dialogu Kosovë - Serbi dhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë, t’i kthehen dialogut dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur së fundmi në Bruksel dhe Ohër”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)