Vulin nën sanksionet amerikane, Osmani: Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 19:14
Vulin nën sanksionet amerikane, Osmani:  Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi SHBA-ja vendosi sanksione për Aleksandër Vulinin, shefin e BIA-s, përcjell "Kosova Sot Online".

Vulin është vendosur nën sanksione edhe për kërcënimin e paqes në rajon.

Këtë lëvizje amerikane e ka përshëndetur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës.

Osmani ka shkruar se Vulin ka dëmtuar dhe kërcënuar paqen në rajon.

”Vulin&co dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë. Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu reg. stabiliteti. Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(Kosova Sot Online)