Ndërtesës së Qeverisë i vihet simboli i Srebrenicës

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 21:44
Ndërtesës së Qeverisë i vihet simboli i Srebrenicës

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ndërtesës së Qeverisë së Kosovës i është vendosur simboli i i kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi 28 vjet më parë, përcjell "Kosova Sot Online".

Në postimin që ka bërë Qeveria, thuhet se kjo është prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

“Kujtojmë një prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruan në postimin që Qeveria e Kosovës e ka bërë në Facebook.

“Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, përkujtojmë të gjithë burrat e djemtë boshnjakë, të masakruar pamëshirshëm nga forcat e Serbisë. Kujtojmë një prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)