Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e qershorit

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 13:58
Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e qershorit

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë, meqë ende nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit qeshor.

Lajmin  e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka thënë se vonesa e pagave s’është arsyeja e vetme e daljes në grevë, derisa ka pretenduar se po ka edhe keqmanaxhim në këtë ndërmarrje,

“Po, kjo është e vërtetë, minatorët janë në grevë për shkak se pagat e muajit qershor nuk kanë dalë. Ka vonesa në paga edhe arsyeja kryesore është kjo, por ka edhe arsye tjera, siç janë mungesa e kushteve”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse u është dhënë ndonjë arsyetim për vonesat në paga, Ibrahimi ka thënë se arsye është mungesa e mjeteve. “Arsyeja është mungesa e mjeteve financiare në llogari. Prodhimi ka nis me ngec për shkak të keqmenaxhimeve që po bëhen këtu dhe normal financat nuk po realizohen sipas nevojave”, ka thënë Jonuzi.

(Kosova Sot Online )