Gërvalla godet Ramën: Të mos sillet si i dërguar i BE’së

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 17:01
Gërvalla godet Ramën: Të mos sillet si i dërguar i BE’së

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar përplasjen e kryeministrit të Shqiërisë, Edi Rama dhe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas dërgimit të Ramës të draftit për asociacionin, përcjell "Kosova Sot Online".

Gërvalla u shpreh se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

Gërvalla tutje ka shkruar se nuk i takon Ramës dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë.  

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë.  Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)