Tahiri paralajmëron për rrezikun e zjarreve: Mund të rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 17:59
Tahiri paralajmëron për rrezikun e zjarreve: Mund të rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka paralajmëruar për rrezikun që mund të shkaktojnë temperaturat e larta në ambient, përcjell "Kosova Sot Online".

Tahiri ka shkruar se  mund të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore për shkak të temperaturave.

Ai ka bërë thirrje për kujdes pasi që thotë se një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha në bujqësi dhe më shumë.

Sipas Ahmetit, rreziku më i madh është për jetën e qytetarëve, për shkak të zjarreve.

Tahiri u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të përgatiten për zjarret e mundshme.

Postimi i plotë:

Këto ditë tek ne kemi temperatura mjaft të larta, nga këto temperatura mund të fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore. Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja është të kuptohet se nga këto zjarre mund të rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës.
Institucionet emergjente në Kosovë, duhet që të jenë të përgatitura për këto zjarre, qoftë me kapacitete njerëzore dhe logjistike, por edhe me fillimin e fushatava vetëdijesuese për qytetarët, duke i informuar ata, për zjarret e mundshme dhe rrezikun që mund të shkaktojnë ato.

(Kosova Sot Online)