Berisha: Partia Demokratike i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 18:19
Berisha: Partia Demokratike i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për shpërshkallëzimin e situatës në veri të vendit dhe rikthimin në dialog, përcjell "Kosova Sot Online"

Berisha shkruan se kjo marrëveshje duhet zbatuar nga të dyja palët.

Tutje, Berisha ka shkruar se PD-ja i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Një marrëveshje për t'u përshëndetur.

Të dashur miq, qeveria e Kosovës arriti marrëveshje me përfaqësuesit e BE-së, për zbatimin e një seri masash, për shpërshkallëzimin e situatës në veri të vendit dhe rikthimin në dialog, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje dhe uron përparim në zbatimin me masa konkrete nga të dy palët të Marrëveshjes së Ohrit. Partia Demokratike i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës.

(Kosova Sot Online)